“Po të ishte grua, Putin s’do ta sulmonte Ukrainën”, Johnson befason me deklaratën!

29/06/2022 14:15

Pushtimi “i tij i çmendur, maço” ishte një “shembull i përsosur i maskulinitetit toksik” , nëse do të kishte qenë grua, Vladimir Putini nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën.

Kryeministri britanik befasoi me deklaratën e tij për presidentin rus, të cilën e shoqëroi edhe me thirrjet “që më shumë gra duhet të hyjnë në pozitat e pushtetit”.

Nëse Putini do të kishte qenë grua, që është e qartë se nuk është por po të kishte qenë, nuk mendoj se do t`i kishte hyrë kësaj lufte të cmendur prej të forti dhe dhunës ashtu sic bëri ai. Nëse doni shembullin perfekt të maskulinitetit toksik, ja ku e keni është ajo që ai po bën në Ukrainë“, tha Johnson.

Komentet e tij, kreu i ekzekutivit britanik i bëri përpara se të niste takimi i NATO-s, i fokusuar pikërisht tek kriza e krijuar prej këij konflikti dhe mundësia që anëtarët e aleancës ushtarake të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

Këto shpenzime, për Mbretërinë e Bashkuar parashikohen të arrijnë në 2.3 për qind të GDP-s, dhe 1.5 miliard euro mbështetje ushtarake për Ukrainën. Ndërkohë, disa prej anëtarëve të tjerë nuk e kanë përmbushur objektivin vjetor prej 2 për qind të vendosur nga NATO.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA