Në pamje gjeni Stevie — një pangolin shumë i zënë me punët e tij të përditshme, i cili ose është duke gjuajtur për ushqimin e tij prej insektesh ose bën banjo të gjata balte dhe luan me gjithçka që gjen në shëtitjet e tij të përditshme në Afrikën e Jugut.
“Atij i pëlqen shumë të luajë me gurë, degë pemësh madje edhe trungje pemësh,” thotë kujdestarja e tij Sarah Kempen, në spitalin veterinar të botës së egër në Johannesburg .
“Ai mblidhet top me elementët e lojës së tij që zakonisht janë pirgjet e vogla të baltës e ujit, ku qëndrojnë dhe insektet”, thotë ajo.
Stevie, është një pangolin i llojit Temminck, i shpëtuar nga gjuetarët ilegalë në qytetin Pretoria kur ishte vetëm një bebe. Kur aktivistët gjetën Stevie, ai ishte nën peshë dhe i sëmurë pasi ishte ndarë nga nëna e tij.
Gjuetarët vrasin pangolinët e tyre që vlerësohen në mjekësinë popullore aziatike ndërsa edhe mishi i tyre konsiderohet një delikatesë.
“Si një nga gjitarët më të trafikuar në botë, jeta e tyre është në rrezik, kështu që kemi krijuar një klinikë të veçantë për ta, larg veterinarisë”.
Pas mbërritjes në qendër, shëndeti i Stevie u përmirësua dhe ai shpejt nisi të shtojë në peshë.
“Që prej ardhjes këtu ka shtuar 4 kilogramë, dhe tani mund të gjuajë vetë për insekte. Kur erdhi fillimisht e ushqenim vetëm me qumësht bebesh”, shton Sarah.
Banja e baltes eshte sjellje e ngajshme per te gjithe specien;
Meqënëse Stevie është ndarë i vogël nga nëna e tij stafi e ka mësuar atë të bëjë sjellje të ndryshme natyrale të species së tij, por një gjë për të cilën ata nuk kishin nevojë ta mësonin ishin banjat e baltës.
“Sapo gjen një pellg uji e balte ai nis të rrotullohet në të”, tregon Kempen. “Kjo duket se e freskon ose e aftëson të rezistojë më gjatë me ushqimin e tij, pasi moti bëhet tepër i nxehtë”.
“Pangolinët njihen për banjat e tyre të baltës. Ne besojmë se kjo nuk është vetëm për t’u freskuar por dhe për mbrojtje ndaj parazitëve,” shton ajo, teksa Stevie po përgatitet për procesin e rilëshimit në botën e egër, në një rezervat të mbrojtur.
Top Channel