“Motrën ma vranë në bashkëpunim”, vëllai hedh akuza të forta për ngjarjen e rëndë

29/06/2022 17:27

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i viktimës Donjeta Pajazitaj në një lidhje live për “Shqipëria Live” ka hedhur akuza të forta për autorët e vrasjes.

Pajazitaj ka folur sërish pas dhënies së vendimit nga gjykata për burgim të përjetshëm për kushëririn e tyre Naser Pajazitaj.

Ai tregoi se është plotësisht i bindur që gjendja shëndetësore e kushëririt të tyre nuk mund ta përballonte kundërshtimin e viktimës, prandaj ngjarja ka edhe autorë të tjerë.

“Ne jena plotësisht të bindur që me atë gjendje shëndetësore që ka pasur ai person nuk ka mujtur me i bërë ball Donjetës”, tha vëllai i viktimës.

Shkëlqim Pajazitaj nuk përmendi emra, por thekson se shpresat mbeten tek drejtësia për ta çuar deri në fund çështjen.

Donjeta u vra barbarisht, teksa ishte nisur për të ikur në punë dhe më pas është marrë me makinë nga kushëriri.

Pas atij momenti të gjithë kanë humbur kontaktet me viktimën, ndërsa trupi është gjetur pas një muaji nga disa kalimtarë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA