Lajme jo të mira në shtëpinë e kampionëve të Italisë, Milan.
Ian Gazidis (CEO) ka njoftuar drejtuesit e klubit se në nëntor, kur i përfundon edhe kontrata, do të largohet nga “kuqezinjtë”.
Një lajm jo i mirë, pasi situata te Milan nuk është aspak e mirë në shkallë hierarkie, pasi dhe Paolo Maldini qëndron në pikëpyetje.
Drejtuesit po bisedojnë me ish kapitenin e Milan dhe po diskutohet mundësia që, Maldini të “rritet” në detyrë dhe të marrë vendin e Gazidis.
Ky i fundit ka njoftuar klubin, se largimi i tij nuk ka të bëjë me ndryshim ekipi, por për arsye personale do të distancohet nga “bota” e futbollit.
Epoka “Gazidis” mund të konsiderohet tepër pozitive te Milan, pasi me ardhjen e tij gjërat ndryshuan për mirë dhe sezonin e kaluar u kurorëzua edhe me titullin kampion.
Tani pritet për t’u parë nëse Paolo do të pranojë këtë post, që do të ishte një vlerësim maksimal, jo për kontributin e tij si lojtar, por për atë se çfarë ka bërë gjatë kësaj kohe, duke krijuar dhe ndërtuar një skuadër simpatike dhe fituese mbi të gjitha.
Për momentin, merkato te Milan, nis me “blerjen” e Maldinit, kontrata e të cilit skadon nesër.
Top Channel