Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale, cilët janë ekspertët që u zgjodhën

29/06/2022 10:40

Për hartën e territoriale, ligjvënësit shqiptarë  do të bazohet në përvojën e Malit të Zi, Maqedonisë së  Veriut  dhe Kosovës.

Komisioni  për Reformën e re Administrative Territoriale  vendosi  sot, që të dërgojë një grup  përfaqësuesish  për të marrë ekspertizën e  vendet  e rajonit.

Mazhoranca dhe opozita ranë dakort që  të zhvillojnë seanca dëgjimore me Ministrinë e Brendshme, të Financave,  te Ekonomisë, Akademinë e Shkencave  si dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Ndërkohë, u vendos të ftohen 7  kryetarë Bashkie duke nisur me: kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, si dhe kryetarët  e Bashkive Elbasan, Lushnje, Kolonjë, Lezhë dhe Dimal si dhe Bardh Spahinë e Shkodrës.

Kreu i PBDNJ-së Vangjel  Dule kërkoi që të thirren në  Kuvend  për t’u dëgjuar  organizata  OMONIA dhe ish-kryetarin e Bashkisë Himarë,  Vasil Bollano.

Ekspertët teknikë për reformën territoriale nga Partia Socialiste janë Adelina Farrici dhe Artan Shkëmbi ndërsa nga Partia Demokratike janë Agron Haxhimali dhe Roland Bejko.

Top Channel