Ukraina godet me dronë platformat nafte ruse në Detin Kaspik, ndërpritet prodhimi në dy rafineri Njësitë siriane te antidrogës sekuestruan një sasi rekord prej 2.3 tonësh captagon, një lende narkotike stimuluese e familjes së amfetaminës.
E përshkruar ndryshe si “droga e Xhihadit”, captagoni është popullor në Lindjen e Mesme dhe i përhapur sidomos në zonat e shkatërruara nga lufta siç është Siria, ku konflikti ka nxitur kërkesën dhe ka krijuar mundësi të mëdha për prodhuesit.
Ne fillim, prodhimi i kësaj droge ishte fokusuar në Liban; Shteti Islamik e shiste masivisht për të financuar aktivitetet e tij. Captagoni u pagëzua “ si droga e Xhihadit” pasi u gjet në bazat e militantëve, përfshirë dhe atë të përdorur nga islamistët që vranë 90 vetë në teatrin Bataclan të Parisit në vitin 2015.
Korrikun e dy viteve më parë, autoritetet italiane njoftuan se kishin kapur 14 tonë pilula amfetaminash që mbërrinin një vlerë tregu prej 1 miliardë dollarë e që vinin nga Siria. Ky u përshkrua atëherë si operacioni më i madh i këtij lloji në botë.
Top Channel