I akuzuar për ngacmim seksual, merret vendimi për mesfushorin e Tottenham

29/06/2022 19:16

Në muajin tetor, Yves Bissouma u akuzua për ngacmim seksual ndërsa së bashku me një mikun e tij 40-vjeçar përfunduan pas hekurave.

Megjithatë, në vazhdim, autoritetet vendosën masën e lirisë me kusht duke zbutur masën për ish-lojtarin e Brighton.

Por, së fundmi ka lajme të mira për 25-vjeçarin, duke qenë se nuk janë zbuluar prova të cilat bëjnë me faj lojtarin dhe në këtë formë së fundmi është vendosur që për Bissouman të mos ketë më asnjë lloj akuze.

Tashmë, mesfushori nga Mali mund të fokusohet vetëm tek futbolli dhe tek aventura më e re që ka nisur, atë me Tottenham nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte. Drejtuesit e Spurs shpenzuan plot 29.2 milionë euro për ta transferuar në Londër nga klubi i Brighton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA