Fosili i ‘gruas së shpellës’ rezulton 1 milionë vjet më i lashtë nga sa mendohej, studiuesit ndryshojnë ‘pemën e jetës’ (fotot)

29/06/2022 17:49

Mbetjet e fosilizuara të një prej pararendësve më të lashtë të njerëzimit janë shumë më të lashta nga sa mendohej fillimisht, thuhet në një studim të ri.

Këto fosile, përfshi dhe atë të një gruaje të lashtë shpellash të njohur si ‘zonja Ples’, kanë qenë për mijëra vjet të varrosur në shpellat e Afrikës së Jugut, që njihen tashmë si “Djepi i Njerëzimit”.

Metoda moderne testimi tashmë sugjerojnë se ky grup njerëzish të lashtë bridhnin nëpër tokë rreth 3.4 ose 3.7 milionë vjet më parë.

Kjo linjë e re kohore mund të ndryshojë botëkuptimin tonë për evolucionin njerëzor.

Pra kjo do të thotë se ka shumë mënyra, dhe aktualisht nuk dihet cila ka qenë rruga e ndjekur nga pararendësit tanë për t’u kthyer në speciet e para të racës tonë aktuale.

Prej vitesh shkencëtarët besonin se specia Australopithecus africanus, fosilet e të cilëve janë zbuluar në shpellat e Sterkfontein pranë Johannesburg, ishin më pak se 2.6 milionë vjet të vjetra.

Kompleksi nëntokësor i shpellave që nxjerrë më shumë mbetje të lashta nejrëzore se kudo tjetër në botë – duke përfshirë dhe kafkën e plotë të një gruaje të shpellës, të gjetur në 1947 që u quajt ‘zonja Ples’.

Sipas Smithsonian Museum, kjo specie që ecte me dy këmbë ishte më e shkurtër se njeriut modern. Meshkujt arrinin vetëm në 138cm gjatësi kurse femrat deri në rreth115cm.

Tashmë teknikat e reja radioaktive të datimit të përdorura nga shkencëtarët sugjerojnë se kafka e zonjës Ples, dhe e të tjerëve rreth saj janë një milionë vjet më të lashtë nga sa mendohej.

Studiuesit ndryshuan termat kohorë pas testimit të sedimenteve të tokës rreth fosileve dhe të izotopeve të krijuara nga rrezet kozmike.

Më parë besohej se speciet që ekzistonin në tokë në atë kohë, si për shembull ‘majmuni Lucy’, fosilet 3.2-milionë vjeçare të së cilit janë gjetur në Afrikë, ishin pararendës të njeriut të parë.

Sugjerimet e reja mund të tregojnë se këto specie mund të jenë kryqëzuar me njëra tjetrën, duke komplikuar linjën e prejardhjes së njeriut, dhe duke sugjeruar se linja e evolucionit nuk ka qenë aq e thjeshtë.

Kjo do të thotë se “pema jonë familjare është më shumë një gemushë me shumë degë,” thotë studiuesi francez Laurent Bruxelles i cili ishte pjesë e studimit.

FOTO GALERI
1/3
Kjo linjë e re kohore mund të ndryshojë botëkuptimin tonë për evolucionin njerëzor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA