Shtatë zyrtarë të Kadastrës së Tiranës u pezulluan sot nga detyra me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ata akuzohen se tjetërsuan një pronë në qendër të Tiranës duke e legalizuar si hotel.
Në dosjen hetimore siguruar për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha, tjetërsimi i pronës nis me deklarimin e dy djemve të të moshuarës, me iniacialet V.K, përkatësisht E.T dhe E.T, ndaj të cilëve gjykata ka dhënë masën e detyrimit të paraqitjes nën akuzën e mashtrimit.
Në zyrën e ALUIZNIT ata deklaruan se ky objekt ky objekt, Hotel “Europa” është ndërtim pa leje i ndërtuar ne vitin 1998, fakt ky jo i vërtetë, pasi në vitin 1995 ky objekt ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish-bashkëshortit të saj, shtetasit B.T, thuhet në dosjen hetimore.
Dy djemtë e të moshuarës, kanë deklaruar që objekti është ndërtuar në vitin 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe tjetri 16 vejc.
Në bazë të këtyre deklarimeve të rreme si përfundim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të pasurisë Tiranë, më 5.10.2015, është legalizuar ky objekt dhe janë pajisur me certifikatën e pronësisë djemtë e saj duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.
Top Channel