“Digjet” Japonia: I nxehti më i madh që nga 1875 pushton vendin!

29/06/2022 10:22

Japonia po “shkrin” në temperatura përvëluese.

Vendi është duke u përballur me valën më të madhe të të nxehtit në gati 150 vjetët e fundit, e autoritetet janë në panik.

Termometri në Tokio shënoi mbi 35 gradë Celsius për të pestën ditë me radhë, duke e bërë këtë krizën më të rëndë të motit të nxehtë në muajin qershor, prej nisjes së regjistrimit të këtyre të dhënave më 1875.

Ndërkohë, qyteti Isesaki ka regjistruar temperaturë prej 40.2 gradësh Celsius – më e larta e regjistruar ndonjëherë në Japoni në muajin qershor. I nxehti përvëlues ka rritur paralajmërimet për mungesa të energjisë elektrike, ndaj janë shtuar thirrjet që njerëzit të kursejnë ku është e mundur.

Nga ana tjetër megjithatë, banorët janë këshilluar që të përdorin kondicioner për të shmangur të nxehtin e madh, meqë është duke u rritur numri i njerëzve të shtruar në spitale, si pasojë e temperaturave të larta.

“Sezoni i shirave përfundoi shumë më shpejt se zakonisht, dhe nuk po arrij dot të përshtatem. Zakonisht, shirat zgjasin deri në mesin e korrikut, nuk po mësohemi dot me këtë të nxehtë”, shprehet një  va

Metereologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Temperaturat e larta janë bërë më të shpeshta dhe më të rënda, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Bota tashmë është ngrohur për gati 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale dhe temperaturat sipas eksperteve do të vazhdojë të rriten, nëse nëse qeveritë në gjithë botën nuk vazhdojnë të luftojnë emetimet e karbonit.

Top Channel