Ajas Sulejmani, i cili përplasi me automjetin e tij tek vijat e bardha në zonën e 21 Dhjetorit, çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre 3 muajshe ka lënë qelinë.

Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë ndaj tij, nga arrest me burg në arrest shtëpie, duke vendosur që 39-vjeçari të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Në seancën e mbajtur këtë të hënë, togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Sulejmanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.

Si ndodhi aksidenti?

Çifti i bashkëshortëve 43 dhe 47 vjeç së bashku me fëmijën 3 muajsh në karrocë tentuan të kalojnë vizat e bardha në rrugën e Kavajës më 8 maj teksa 39 vjeçari Ajas Sulejmeni duke lëvizur me mjetin tip “Benz G Class” nuk ndaloi në semafor të kuq dhe përplasi familjen të cilët morën ndihmë mjekësore në spital ndërsa 39-vjeçari braktisi mjetin dhe u arratis nga policia.

“Top Channel” siguroi pamje të kamerave të sigurisë në zonë të cilat kanë filmuar aksidentin e rëndë. Në pamje shihet familja Konomi teksa po ecën në vijat e bardha kur semafori u jep të drejtën e lëvizjes  këmbësorëve. Në korsinë e parë një mjet benz qëndron kur semafori bëhet i kuq dhe këmbësorët vazhdojnë lëvizjen të qetë ndërsa në korsinë e dytë mjeti benz G class i Ajas Sulejmani  nuk frenon por përplas çiftin e bashkëshortëve të cilët rrëzohen disa metra më tej.

Fatmirësisht karroca nuk përplaset nga makina por nga forca shtytëse rrëzohet mbi vizat e bardha së bashku me fëmijën në të . Disa sekonda më pas kalimtarë të rastit afrohen dhe i  japin ndihmën e parë të aksidentuarve derisa mbërriti ambulanca.

Dy orë pas aksidentit policia rrugore e Tiranës  arrestoi shkaktarin e aksidentit Ajas Sulejmani në një prej spitaleve private në kryeqytet pak kilometra nga vendngjarja. Ai rezulton i gjobitur dhe shoqëruar disa herë nga ana e policisë për shkelje të kodit rrugor.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA