Zbulohet parcela me kanabis në Vuno të Himarës, dy “pronarët” në pranga
28/06/2022 10:10
Një parcelë më kanabis është zbuluar në fshatin Vuno të Himarës, në vendin e quajtur “Gjimlik”.
Dy autorët e dyshuar janë R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, të cilët janë arrestuar.
Bimët e kultivuara janë asgjësuar nga policia me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis (bimë në proces tharjeje).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.
Top Channel