Hetimet mbi një vjeçare për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e katër të tjerëve në Elbasan, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, treguan se policët që ndodheshin në vendngjarje shpërdoruan detyrën.
Telefonata që mbërriti në komisariat për një konflikt mes dy grupeve në qytet u injorua, ndërkohë që policët nuk shoqëruan persona që po konfliktoheshin.
Punonjësit e policisë, kanë parë në vendngjarje dy grupet dhe nuk kanë ushtruar detyrën e tyre. Kur ka një konflikt, menjëherë bëhet shoqërimi i tyre në komisariat. E konstatuan konfliktin, panë persona të armatosur dhe nuk vepruan. Kjo i ngarkon me veprën penale të shpërdorimit të detyrës, thotë gazetarja Dorjana Bezaat, në emisionin “Zona Zero”, në Top News.
SHÇBA nuk dha minimumi një vërejtje për këta punonjës se ata kanë qenë aty, thotë gazetarja që shton se reagimi i vonuar mund të lidhet me faktin që ishte vit zgjedhor.
8 punonjës policie janë nën masë sigurie me vendim të gjykatës së Elbasanit. Agjencia e Mbikqyrjes Policore së bashku me Prokurorinë e elbasanit kanë hetuar punonjësit e policisë për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore. Gjykata la nën masën arrest shtëpie zëvendës drejtorin e policisë Berat Albert Nushi, i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte zv drejtor për krimet në Elbasan. Në po të njëjtën masë sigurie u la edhe Nikollaq Palla Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në Policinë e Elbasanit.
Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për 6 punonës të forcave shqiponja përkatësisht: Dedjon Duraku, Pëllumb Biccaku, Erjon Balla, Erjon Meccja onald dedja dhe besmir Kadiu.
Sipas hetuesve, shpërdorimi I detyrës nga ana e policisë qëndron në mosparandalimin e ngjarjes pasi simpatizantët e dy partive politike kishin njoftuar policinë rreth 1 orë para për konfliktin mes tyre. Mos shoqërimi I tyre në komisariat prodhoi vrasjen e Pjerin xhuvanit dhe plagosjen e 4 të tjerëve.
Dy javë më parë në Lagjen “5 Maji” në Elbasan u rindërtua skena e vrasjes ku u pyetën jo vetëm protagonistët por edhe dëshmitarët okular në ngjarje. Nga rindërtimi I skemës u zbulua se punonjësit e policisë kishin vepruar ndryshe nga si kishin deklaruar në momentin pas ngjarjes.
Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie. Pas ngjarjes, në polici u vetëdorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.
Top Channel