26/12 22:29
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë gati 55 milionë dollarë ndihmë të menjëhershme për Afganistanin, për shkak të tërmetit që shkatërroi gjithçka javën që shkoi.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken bëri të ditur vendimin këtë të martë, ndërsa më parë SHBA-ja ka dërguar në zonat e shkatërruara enë gatimi, ujë, batanije, veshjeve dhe element të tjera të nevojshme.
“Tërmeti intensifikoi krizën e vazhdueshme humanitare që populli afgan ka duruar për një kohë të gjatë”, tha Blinken sipas Reuters.
Në tërmetin shkatërrimtar të paktën 1,000 njerëz humbën jetën, më shumë se 3,000 të tjerë u plagosën dhe 10,000 shtëpi u shkatërruan.
Top Channel