Sulmi rus në qendrën tregtare në Ukrainë/ Kuleba: Një vend vrasësish dhe gënjeshtarësh me patentë

28/06/2022 11:19

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka reaguar ndaj reagimit të Rusisë ndaj sulmit në qendrën tregtare në Kremenchuk, ku u vranë të paktën 18 persona. 

“Rusët e zakonshëm brohorasin në mediat sociale. Diplomatët dhe zyrtarët rusë përhapin teori të çmendura konspirative, duke mohuar që sulmi të ketë ndodhur.  Rusia është një vend i vrasësve dhe gënjeshtarëve me patentë. Është e rëndësishme të theksohet se rusët janë të uritur nga informacione mbi luftën – ose “operacionin special ushtarak” siç raportohet atje. Rusia ka pretenduar vazhdimisht se nuk ka shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj – një pretendim i argumentuar me furi nga Perëndimi, i cili e ka akuzuar vendin për kryerjen e krimeve të luftës.”– tha Kuleba.

Zëvendës ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyanskiy, pretendoi se sulmi ishte një “provokim ukrainas”.

Ai tha në Twitter: “Pikërisht ajo që regjimi i Kievit duhet të mbajë fokusin e vëmendjes në Ukrainë përpara Samitit të NATO-s”.

Top Channel