Sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë/ Vdes 6-vjeçari, foshnja tre muajshe në koma

28/06/2022 11:51

Një vajzë gjashtë vjeçare ka ndërruar jetë ndërsa një foshnje tre muajshe është në koma, pas sulmeve që u bënë gjatë natës në qytetin bregdetar jugor të Ochakov.

Vitalii Kim, kreu i administratës ushtarake rajonale të Mykolaiv, tha se tre persona u vranë nga bombardimet dhe gjashtë u plagosën, ndërsa si rezultat I këtij sulmi ka mungesë totale të energjisë dhe ujit e gazit.

Ai shtoi se “rreth 11 raketa” u qëlluan në Mykolvaiv, një qytet gjithashtu në jug, gjatë natës.

Vitalii Kim tha se disa raketa ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Mykolaiv është përballur me një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës në shkurt.

Javën e kaluar, kryetari i bashkisë së qytetit port të sulmuar bëri thirrje që “të gjithë ata që duan të mbijetojnë” të largohen.

 

 

 

Top Channel