Pamje të rënda të gazit toksik që la pesë të vrarë e dhjetra të plagosur pas aksidentit në portin e Jordanisë (video-foto)

28/06/2022 15:51

Të paktën pesë njerëz raportohet se kanë vdekur dhe rreth 200 janë plagosur nga shpërthimi i një depozite gazi toksik që u lëshua gabimisht në kuvertën e një anijeje transportuese në një port në Jordani.

Pamjet dramatike tregojnë punonjësit e portit që ngrenë me vinc depozitën mbi anijen transportuese, e cila më pas rrëshket dhe bie duke shpërthyer mbi anije, duke përhapur shtëllungën vrasëse të tymit në të gjithë portin.

Vinçi shihet që lëviz jashtë kontrolli mbi anije para se ta lëshojë para kohe ngarkesën, duke e lënë të bjerë e të shpërthejë në shtëllunga të mëdha tymi të verdhë.

Punonjësit e portit thanë se depozita kishte klorinë që do të eksportohej jashtë vendit.

Në imazhet e kapura në kamera shihen punonjës të portit që vrapojnë për t’i shpëtuar tymrave të frikshëm.


Në një deklaratë të publikuar nga rrjeti Jordan Times thuhej se plasja erdhi si rezultat i keqfunksionimit të valvulës së cilindrit me 1,500-litra klorinë.

Autoritetet urdhëruan që banorët të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre deri në vënien e situatës nën kontroll edhe pse qendra më e afërt rezidenciale është rreth 20 km larg.

FOTO GALERI
1/4
Pamjet dramatike tregojnë punonjësit e portit që ngrenë me vinc depozitën mbi anijen transportuese, e cila më pas rrëshket dhe bie duke shpërthyer

Top Channel