“Nuk jemi si beu i fshatit”, Fidel Ylli flet për përplasjet me FSHF: Le të na hedhin në gjyq, tregon se …

28/06/2022 22:35

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli në një intervistë në emisionin Top Story në Top Channel komentoi përplasjet me FSHF-në.

Ai theksoi se nuk ka sherre mes tyre, por debate që vijnë si pasojë e diversitetit të mendimeve.

“I thashë dua të vish në Tiranë të firmosim një protokoll marrëveshje se Italia është avokati më i mirë i Shqipërisë edhe më pyeti i keni akoma këto sherre që keni pasur? Jo nuk i kemi, asnjë sherr nuk kemi, Federata e ka me veten e vet, i ka humbur gjyqet, do t’i humbi. Të të hedhi dikush në gjyq nuk është keq, tregon se ka diversitete mendimi, ne nuk jemi si beu i fshati që vetëm dora lart kështu edhe të gjithë ‘yes man’. këtu ka debate sepse nuk jemi një federatë, ne kemi shuam federata, ka diversitete mendimi, ka politika të ndryshme për federata të ndryshme, dikush për volejbollin, dikush për basketbollin, dikush për sporte individuale, ka debate, debatet mos të jenë në zyrën tonë që e çojnë në zgërç komitetin”, tha Ylli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA