Ndërprerja e gazit rus, Austria përgatitet të rihapë termocentralin e qymyrit

28/06/2022 16:23

Termocentrali i fundit i Austrisë me qymyr, u mbyll në pranverën e vitit 2020, por tani qeveria e shqetësuar, se Rusia mund të shkurtojë më tej furnizimet e saj thelbësore të gazit, ka vendosur të bëjë gati vendin përsëri në rast se është e nevojshme. 

“Ne po përgatitemi për faktin se nuk do të kemi më të njëjtën siguri të rrjedhës së gazit me të cilën jemi mësuar vitet dhe dekadat e fundit. Qymyri është një mundësi e mirë  dhe mund të ndihmojë në uljen e konsumit të gazit”, tha menaxheri Christof Kurzmann-Friedl.

Por megjithatë rikthimi në punë i termocentralit kërkon jo pak punë.

“Ne shohim tre sfida përpara nesh: e para është krijimi i kushteve teknike, ne duhet të riparojmë centralin. E dyta është furnizimi me karburant: duhet të sjellim mjaft qymyr këtu që të nisë puna. E treta është të trajnohet dhe të ketë staf të mjaftueshëm me ekspertizën e duhur”, tha menaxheri Christof Kurzmann-Friedl.

Christof Kurzman thotë se nëse gjithçka shkon mirë, brenda katër muajve termocentrali do të jetë sërish gati teknikisht për të filluar prodhimin e energjisë elektrike me qymyr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA