Një pako e dyshimtë është gjetur në një makinë në Shkodër këtë pasdite, ndërsa qytetarët kanë lajmëruar policinë.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat  forcat xheniere kanë ndërhyrë dhe kanë realizuar shpërthim të komanduar të pakos së dyshimtë.

Sipas qytetarëve, një person me motor ka hedhur një pako afër makinës dhe është larguar. Bazuar në informacionet  paraprake, makina është në pronësi të drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm  të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka.

Lënda plasëse është gjetur në afërsi të gomës së parë së makinës tip “Fuoristradë”.

Nga shpërthimi, është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe pjesa e pasme e makinës tjetër të parkuar. Policia e Shkodrës ka nisur hetimin e ngjarjes dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Nuk dihet ende shkaku i vendosjes së pakos në makinën e saj dhe nëse është në konflikt me persona të tjerë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA