Drejtorët ekzekutiv të Kompanisë gjermane të fluturimeve Lufthansa i kanë dërguar një njoftim të gjithë klientëve, duke i paralajmëruar në të përballurin me vështirësi në udhëtimet e tyre.
Sipas kësaj kompanie nga gati zero fluturime gjatë pandemisë tashmë intensiteti fluturimeve është rritur në 90%.
Në një situatë të tillë thotë Lufthansa korrektësia e fluturimeve pa vonesa fatkeqësisht nuk do të jetë e mundur tu ofrohet.
“Për këtë ne vetëm mund ju kërkojmë ndjesë. Ne duam të jemi tërësisht të ndershëm me ju. Në javët e ardhshme numri pasagjerëve tanë do të jetë në rritje si për udhëtime turistike apo biznesi por kjo situatë në terma afat shkurtët nuk mund të përmirësohet”.
Lufthansa jep këtë shpjegim se përse ndodhet në këtë situatë.
“Shumë punonjës, burime dhe infrastruktura e partnerëve nuk është në dispozicion përfshi edhe zonat tona. Të gjitha kompanitë në industrinë e fluturimeve tashmë janë duke rekrutuar punonjës të rinj, disa mijëra në Europë. E gjitha kjo do të rrisë kapacitetet, ama efektet përmirësuese do të vinë në dimrin e ardhshëm. Në verën e 2023, ne shpresojmë të kemi flurime të qëndrueshme në sistemin botëror të fluturimeve”.
Nuk është vetëm gjiganti fluturimeve gjermane që po përballet me të tilla vështirësi. Në tre javët e shkuara me mijëra pasagjerë në Britaninë e Madhe u përballën me radhë të gjatë në aeroporte.
Përveç vonesave në fluturime, probleme u shënuan edhe në marrjen e bagazheve në kohë.
Top Channel