16/11 18:17
Mijëra njerëz mbushën një pishinë gjigante të hapur në qytetin verior kinez të Zhengzhou, për ti shpëtuar temperaturave të larta.
Një valë e të nxehtit goditi qytetin, duke bërë që temperaturat të arrijnë një rekord prej 42 gradë Celsius sipas mediave lokale.
Prej ditësh vendi po përjeton një valë të nxehti të pazakontë, por jo vetëm. qeveria ka ngritur alarmet për stuhi shiu në nivelin e dytë më të lartë për disa pjesë të vendit.
Gjatë fundjavës, pati reshje shiu të dendura dhe përmbytje.
Autoritetet lokale po kërkojnë masa paraprake për kontrollin e përmbytjeve për të mbrojtur banorët dhe pronat e tyre, si pasojë e ndryshimeve drastike të motit.
Top Channel