Rritja e numrit të të infektuarve me Covid  në vendin tonë duket se ka ndikuar si shtysë për qytetarët për tu vaksinuar edhe pse shifrat mbeten të ulëta .

Përveç rritjes së  numrit  që po  infektohen me Covid, një ditë më parë u shënua dhe një humbje jete, një 72-vjeçar i cili nuk ishte i vaksinuar.

Kjo humbje jete regjistrohet pas një periudhe afro dy mujore ku  në Shqipëri  të paktën nuk janë raportuar vdekje për shkak të Covid. Por qytetarët sërish janë skeptikë për vaksinën.

Më të vaksinuar tek ne është mosha 60 vjeç e lart, por dhe kjo grup moshë vetëm me dy doza vaksine.

Ekspertë të huaj të shëndetit thonë se kjo është një valë e re e Covid e shkaktuar nga nënvarianti i Omicron BA5 i cili është shumë ngjitës dhe tek të pavaksinuarit shkakton probleme të rënda.

Piku i kësaj vale pritet të jetë në fund të korrikut, por nuk dihet se çfarë mund të na sjellë vjeshta. Organizata botërore kërkon që deri në vjeshtë të ketë mbulesë vaksinale të popullatës në masën 70 %.

 

Të vaksinuar ndaj Covid :

 1 dozë – 60 % e popullatës target

2 doza – 44% e popullatës

3 doza — 13 % e popullatës

4 doza – 0.2 % e popullatës

 

Top Channel