Austria përgatit rihapjen e centraleve të qymyrit mes frikës së mungesës së gazit rus (fotot)

28/06/2022 19:40

Centrali energjitik i qymyrit Mellach në jug të Austrisë është mbyllur në pranverën e vitit 2020, por qeveria ka vendosur të bëjë gati impjantin përsëri për hapje në rast se do të jetë nevoja.

“Nuk do të kisha imagjinuar se impjanti do të rindizej përsëri,” thotë saldatori Peter Probst, gjatë një vizite në impjant të gazetareve te AFP.

“Është e trishtë jemi kaq të varur nga gazi rus,” shton ai, teksa bashkë me Austrinë edhe vende të tjera po përgatisin rikthimin te qymyri prej krizës aktuale të gazit.

Megjithëse ambjentet e impjantit Mellach po pushtohen nga dalë nga lulet e bimësia, punonjësit kanë nisur ngadalë punën për rikthimin e ambjenteve në operim.

Oxhakët e bardhë të furrave qëndrojnë mes fushave të misrit e kungujve, teksa në distancë shihet qyteti i Graz.

Para mbylljes së tij rreth 450,000 ton qymyr ishin të depozituara në impjant derisa ai u mbyll mes direktivave qeveritare “për marrjen e energjisë nga burime të rinovueshme deri në 2030”.

Drejtuesi i impjantit Christof Kurzmann tha se kompania do të mund të ketë në gjendje pune centralin e qymyrit “në rreth katër muaj” — në kohë për probleme të mundshme në dimër.

FOTO GALERI
3/7
"Nuk do të kisha imagjinuar se impjanti do të rindizej përsëri," thotë saldatori Peter Probst, gjatë një vizite në impjant të gazetareve te AFP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA