Rreth orës 03:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka rënë zjarr në disa makineri në brendësi të një fasonerie, në pronësi të shtetases Maria Rossiaria.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kjo është komunikata e policisë, ndërkohë që punonjësit por dhe pronarët italianë jashtë kamerave tregojnë dritaren që u thye xhami dhe hedhjen e lëndës djegëse benzinë.
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve që bënë të mundur shuarjen e flakëve në kohë rekord, dhe pjesa e djegur ishte në katin e parë të godinës ku janë djegur pajise si makineri qepëse plus dhe materiale të lëndës së pare.
Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë ku sipas tyre janë dy persona të maskuar që kanë thyer xhamin e pasëm të godinës ku kanë hedhur shishen me benzinë dhe më pas i vendosën zjarrin.
Policia është duke punuar dhe marrë në pyetje pronarët. Në këtë fasoneri janë punësuar 500 punonjës, dhe zjarri dyshohet të jetë vendos për shkak të konkurrencës.
Top Channel