Nëse do i propozohej posti i presidencës, Majlinda Bregu do e refuzonte, madje kjo histori është shumë qesharake për të.

Mbrëmjen e sotme në Top Story, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, u shpreh se sa herë bëhen qeveritë lakohej emri i saj, por kësaj here ishte për në presidencë.

Ajo tha se një propozim nga PS-ja për në presidencë nuk do I shkonte, por megjithatë falenderoi kolegët socialistë që ia kishin propozuar emrin,

Ndërkohë ata që duhet të ishin rivalët, ju përmendën edhe emrin për president të republikës.

Kjo ishte një nga historitë e bukura që mund të kishte titullin e Shekspirit, Shumë zhurmë për asgjë. Zakonisht unë e kam patur fatin e keq  që sa herë bëhen qeveritë, lakohet emri im. Në këtë rast ishte lakimi i emrit për president,por ti je një ndër ata dëshmitarë që e di sa qesha unë ..ishe më i sigurtë se unë. Dhe ç’të thash në telefon, do flasim do pimë një kafe dhe do qeshim me këtë histori bashkë. Dhe ja ku jemi kafen s’e kemi pirë akoma por por qeshim Dhe nuk ka shanse për më tepër një proces politik, kur ti më pyete  a je më në PD.

Në vende si Shqipëria logjika ndjehet e huaj.

Mua më nuk më shkonte në asnjë moment të isha Presidente apo çfarë do posti të kishte ky vend si propozim nga PS.

Nuk do e kishit pranuar?

Jo nuk më shkonte..

Pra do i kishit thënë jo?

Po. Dhe këtu dua të falenderoj të gjithë ata socialistë që kanë propozuar emrin tim. Kurrë të jem e sinqertë nuk kam pyetur cili prej jush  apo kush tha Po apo Jo. Të gjithë miq e dashamirës qe më ngacmonin iu thosha të njëjtën gjë.

Në një farë mënyrë e dhatë një opinion për qeverisjen aktuale, me lezet por e dhatë.

Nuk besoj se është ndonjë sekret i madh ky. Edhe shumë prej kolegë socialistë iu pëlqen fakti se duhet të menaxhojnë të gjitha pushtetet vete se ka nevojë edhe për shfryrje . Plus njeriu ka nevojë edhe për debat, kundërshti, jo të kesh frikën se mos gjithmonë të del ndonjë nga të tutë edhe të bën gjëmën, apo ta bën edhe sot.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA