
Ditën e djeshme një sherr i nisur për shezlongët në plazhin e zonën e Kune Vainit të Shëngjinit, përfundoi në dhunë fizike.
Për pasojë 45-vjeçari me iniciale A. M., mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia njoftoi se pas hetimeve autori i ngjarjes 48-vjeçari me iniciale A. (P). D., është shpallur në kërkim, ndërsa vëllai i të lënduarit është proceduar në gjendje të lirë.
Vëllai i të plagosurit, 41-vjeçari me iniciale E. M., gjatë konfliktit ka goditur shtetasen E. D., 46 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për “Plagosja e rëndë me dashje” e cila rëndon mbi autorin dhe për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” për vëllain e të plagosurit.
Top Channel