Rusët që ndihmojnë ukrainasit, u larguan nga vendi i tyre dhe hapën organizata bamirësie

27/06/2022 11:53

I diplomuari  për shkenca politike Yevgeny Zhukov dikur kishte një kafene të vogël në Moskë dhe punonte në projekte të shoqërisë civile, por pasi Rusia dërgoi trupa në Ukrainë, ai vendosi të paketonte gjërat dhe të largohej.

Duke iu bashkuar dhjetëra mijëra rusëve që kanë ikur nga vendi i tyre pas fillimit të luftës,  Zhukov udhëtoi në Gjeorgjinë fqinje, ku ndihmoi në krijimin e një OJQ-je për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

 “Kur filloi lufta, nuk mund të përballesha me një padrejtësi të tillë dhe të mos bëja asgjë. Fatkeqësisht, asgjë nuk mund të bëhej për këtë në Rusi. Prandaj, vendosa të marr një pasaportë dhe të shkoj në Gjeorgji për të bërë diçka , për të ndihmuar disi”, shprehet Yevgeny Zhukov.

“Kur jeni në Rusi, duart tuaja janë të lidhura. Njerëzit kanë protestuar prej disa kohësh. Është e qartë tani se çdo protestë publike është vetëm një mënyrë e shpejtë për të të mbyllur në burg”.

Poshtë në bodrumin e selisë së grupit — Zhukov organizon rafte me ilaçe të ndryshme që janë dorëzuar nga një farmaci lokale., secila përmban një porosi për një refugjat ose familje ukrainase

“Kjo barrë lehtësohet pak kur kupton se i ndihmon vërtet njerëzit, kur në fakt mund të bësh diçka në këtë situatë për të zbutur përgjegjësinë kolosale që qëndron mbi supet tona”,  shprehet Yevgeny Zhukov.

Grupi i vullnetarëve është rritur në mbi 30 anëtarë dhe më shumë refugjatë po kontaktojnë për ndihmë, duke rritur frikën se kërkesa do të jetë më e lartë se mundësitë e tyre.

Grupi financon blerjet e tyre me donacione dhe organizon ngjarje të ndryshme,  si biseda ose shfaqje filmash  për të mbledhur fonde.

Shumë rusë që u shpërngulën në Gjeorgji pas fillimit të luftës u përballën me një mirëseardhje të ftohtë nga vendasit me kujtime ende të freskëta nga konflikti i tyre me Moskën në 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA