Bayern Munchen ka përforcuar ofensivën me Sadio Mane. Sulmuesi 30-vjeçar ka firmosur deri në 2025 me kampionët e Gjermanisë, kontratë nga e cila do të përfitojë 17 milionë euro neto në sezon.
Klubi bavarez e kërkoi edhe 8 vite më parë lojtarin senegalez. Ish-drejtori teknik i Bayernit, Michael Reschke, zbuloi një prapaskenë interesante rreth verës së vitit 2014.
Mane luante me austriakët e Salzburg, Bayerni e tentoi, por lojtari afrikan përfundoi në Premier League te Southampton për shumën e 23 milionë eurove.
“Ne e pamë atë si një anësor ofensiv, por Ribery dhe Robben ishin më të mirë se ai dhe kishin përparësi për të luajtur në formacion. Por, tani, Mane nuk është i njëjti lojtar që ishte 8 vjet më parë.
Ai ishte shumë i talentuar, shpërthyes dhe me ritëm të jashtëzakonshëm, një lojtar realisht premtues. Tani ai është një lojtar më i pjekur”, deklaroi ish-drejtuesi i Bayernit, që preferoi të vijonte me francezin Ribery në krahun e majtë të sulmit.
Top Channel