NATO shtim gjigand forcës së sigurisë: Tërbohen rusët raketa mbi qendrën tregtare!

27/06/2022 20:26

Rreziku i drejtpërdrejtë që paraqet Rusia ndaj sigurisë europiane, ka nxitur NATO-n të planifikojë një rritje masive të forcave të saj të gadishmërisë së lartë. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg njoftoi se nga 40 mijë trupa të tilla, që aleanca numëron aktualisht, ky numër llogaritet të shkojë në 300 mijë.

Ne do ta transformojmë forcën e reagimit të NATO-së, duke e cuar numrin e saj në më shumë se 300 mijë. Kjo nismë e re ushtarake do ta forcojë në mënyrë drastike mbrojtjen e krahut lindor të aleancës.

Ky është rishikimi më i madhi mbrojtjes së NATO-s që nga koha e Luftës së Ftohtë. Vendimet do të zyrtarizohen në samitin historik të aleancës 30-anëtare të NATO-s këtë javë në Madrid, i cili po mbahet nën hijen e luftës së Rusisë në Ukrainë. Në samitin e Madridit, NATO do të ndryshojë gjithashtu qasjen e saj ndaj Rusisë, e cila në strategjinë e fundit të aleancës nga viti 2010 ishte ende e përshkruar si një partner strategjik. Në ditën kur Stoltenberg bënte këtë deklaratëv të fortë, forcat e Moskës treguan se brutaliteti i sulmit të saj në Ukrainës, është ende larg fashitjes. Të paktën dy vetë u vranë e mbi 20 të tjerë u plagosën nga një sulm me raketa mbi një qender tregtare të qytetit Kremenchuk, në qendër të Ukrainës. Presidenti Volodymir Zelensky tha se në ato momente, në godinë ndodheshin më shumë se 1000 vetë, ndërsa la të kuptohet se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh se ai i njotuar për momentin. Më herët, Zelensky kishte përmendur dhe afat kohor se kur duhet të përfundojë lufta.

“Lufta me Rusinë duhet të mbyllet përpara dimrit. Na nevojiten sisteme të mbrojtjes anti-ajrore, na duhet ndihmë për rindërtimin e vendit, ndihmë për eksportet e grurit dhe garanci sigurie. Sanksionet mbi Rusinë gjithashtu duhen intensifikuar edhe më shumë.”- tha Zelensky

Komentet e tij, Zelensky i bëri virtualisht në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, ku insistoi që lufta të përfundojë para fundit të vitit pasi sic tha, kushtet e motit në atë periudhë do ta bënin më të vështirë përballjen në fushëbetejë.

Top Channel