Vitin e ardhshëm shkollor me nisjen e mësimit më 12 shtator do të fillojë edhe një sfidë e re për mësuesit e rinj: ata do të vlerësohen nëse janë të aftë psikologjikisht për të ushtruar detyrën.

Pas denoncimeve të dhunës dhe abuzimeve në institucionet arsimore, ministrja e arsimit Evis Kushi paralajmëroi në fund të marsit, se për çdo mësues të sistemit arsimor parauniversitar do të niste një vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik.

Por së fundmi përmes një udhëzimi ministrja Kushi diferencon arsimtarët të punësuar për herë të parë me ata që kanë eksperiencë.

Me anë të një komisioni me 5 anëtarë, punonjësit arsimor të sapoemëruar nga portal ‘Mësues për Shqipërinë’, 3 muaj pasi kanë filluar punën do të testohen psikologjikisht e nëse vlerësimi do të jetë pozitiv ata do të vazhdojnë mësimdhënien, në të kundërt do të merren masa ndëshkuese deri në largim nga detyra.

Për punonjësit e tjerë në shkolla vlerësimi psikologjik do të kryhet vetëm për raste të veçanta kur ka ankesa.

Të gjithë mësuesit kanë të drejtë të ankimojnë vlerësimin brenda 3 ditëve pranë zyrave vendore arsimore dhe pas shqyrtimit të ankimimit brenda 5 ditëve shpallet vlerësimi përfundimtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA