“Kosto do jetë e madhe”, Bregu: Problemi i samitit s’ishte Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, por Kosova

27/06/2022 21:22

Problemi i Samitit të BE-së sipas Majlinda Bregut nuk ishte vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut por Kosova.

Gjatë një interviste në “Top Story” me moderatorin Sokol Balla, bregu u shpreh se problemi më i madh i samitit është në konkluzionet e tij të draftuara, vendimi i liberalizimit të vizave të Kosovës.

Bregu shtoi se askush nuk e thotë dot hapur se cili ishte vendi që nguli këmbë në minutën e fundit që të hiqej edhe nga drafti që ishte shkruar e që ishte bërë gati.

Pasi dështuam për të nëntën herë për mos hapjen e negociatave për në BE, a mund të thuhet realisht sot se nuk ishte faji i Shqipërisë?

Majlinda Bregu: Sa për të sqaruar pak koençidencën e publikimit të Ballkan barometrit dhe security metrit po ashtu, që janë dy instrumente që ne përdorim për të matur përceptimin e opinionit publik dhe të biznesit në rajon. Data dhe vendi ishte lënë Brukseli jo se ne donim të jepnim një kundërpërgjigje për atë që ndodhi në samit por mendoi që në një situatë pozitive do të ishte vendi më i mirë për të bërë një ballafaqim të vendimit të samitit dhe të opinioneve dhe përceptimeve të qytetarëve dhe biznesit të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë ndodhi ajo që shumë prej nesh e kishim pritur edhe pse nuk e thonim me zë të lartë dhe samiti u konsiderua pa asnjë lajm pozitiv për vendin tonë. Përveç se ashpërsoi tonet, rriti më shumë pjesën e pakënaqësisë dhe jam e bindur që po të lexonin opinionin publik gjatë kësaj jave pas samitit, ka pasur një rritje të pesimizmit më shumë se viti i kaluar në nivel rajonal, megjithatë Shqipëria vijon të mbetet nga vendet më mbështetëse me 89%, nuk ka rënie përveç përveç rendit rajonal por jam e bindur që do të ndihej lëkundja.

Mos është një betejë që nuk duhet ta vazhdojmë më? Sa herë kalon një pengesë del një tjetër, rasti Bullgar ka arsyet e veta.

Asnjë nuk e përjashtim dot se ky është një precedent që nesër mund të përsëritet me një vend tjetër. Sikurse Bullgaria është akti i fundit i një shfaqje që ka nisur prej vitesh. Procesi i zgjerimit e humbi peshën që prej vitit 2009. Kur filloi historia e krizës financiare, më pas vijoi me krizën e emigrantëve, më pas ishte BREXIT, pastaj Franca propozoi një metodologji të re për zgjerimin, diku kishim Hollandën që na bllokonte, diku problemet tona, qarkun e Fierit. Në 2012 kemi humbur goxha kohë pastaj pandemia derisa kemi arritur këtu ku Bullgaria pengon Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.Por problemi nuk ishte vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Unë vazhdoj të them se problem më i madh i samitit është në konkluzionet e tij të draftuara, vendimi I liberalizimit të vizave të Kosovës. Dhe askush nuk e thotë dot hapure cili ishte vendi që nguli këmbë në minutën e fundit që të hiqej edhe nga drafti që ishte shkruar e që ishte bërë gati.

Cili ishte vendi?

Besoj nga ato vendet që kanë ngritur zërin shpeshherë për numrin e azilkërkuesve, unë skam qenë pjesë e samitit.Ky besoj ka qenë nga momentet më tronditëse. Pastaj edhe mosdhënia e statusit kandidat për Bosnje-Hercegovinën, dhe në fund injektoi ose të thuash më në fund përfunduam që samiti me të vërtetë ngriti nivelin e optimizmin për Ukrainën dhe Moldavinë por ngriti nivelin e pesimizmit për rajonin. Dhe në fund do të ishim në një lojë me shumë zero. Kosto kam frikë se do të jetë më e madhe në muajt që vazhdojnë. Ne që punojmë me axhendat rajonale kemi një problem të madh se nuk mund të ketë axhenda rajonale që konsiderohen si zhvillim në një territory të mbyllur apo në një ishull.Forca e BE-së ka qenë pikërisht që të nxiste reformat.

Top Channel