Koha për kursim/ Sri Lanka mbyll shkollat dhe bizneset për të reduktuar përdorimin e naftës

27/06/2022 11:31

Mungesa e karburanteve në Sri ka sjellë një krizën më të keqe  ekonomike në shtatë dekada, e cila u pasua me mbylljen e disa shkollave dhe vijimin e punës nga shtëpia.

Ishulli me një popullsi prej 22 milionë banorësh që ndodhet në Oqeanin Indian ka pasur vazhdimisht radhë për benzinë në një periudhë mungese.

Kjo ka sjellë vështirësi për të paguar importet thelbësore të ushqimit, ilaçeve dhe më e rëndësishmja, karburantit.

“Unë kam qenë në radhë për katër ditë, nuk kam fjetur apo ngrënë siç duhet gjatë kësaj kohe. Ne nuk mund të fitojmë, nuk mund të ushqejmë familjet tona”, tha një shofer që priste në radhë.

Sipas Reuters, Ministri i Energjisë tha se të magazinuara janë 9,000 naftë dhe 6,000 ton benzinë, njëkohësisht ka treguar se nuk priten dërgesa të reja.

Qeveria u ka thënë punonjësve që të punojnë nga shtëpia deri në njoftimin e dytë, ndërsa shkollat ​​janë mbyllur për një javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA