Modelja Megan Milan ishte duke vizituar rezervatin e elefantëve Chia Lai në Tailandë kur një këlysh çapkën elefanti e pëlqeu aq shumë sa i uli fundin dhe më pas ra sipër saj.
Gjatë lojës së tij elefanti i vogël shkelte padashje fundin e modeles duke i zbuluar këmbët, derisa më vonë loja e tij u ndalua nga një elefant më i madh i tufës që dukej se ‘i tërhiqte vëmendjen’.
Kujdestarët thanë se elefanti i madh që ndaloi lojën e tij ishte motra e madhe që vendosi t’i jepte fund episodit qesharak.
Meghan nuk u alarmua nga aventurat e këlyshit dhe shihet në pamje që është duke qeshur.
@megan.milan Heres the video everyones been asking for lol. There is definitely more 🤣. #elephant #travel #babyelephant ♬ boy, what are you looking at – jabbar hakeem
@megan.milan, komentonte në pamje: “Ja ku është video për të cilën po më pyesnin”.
Kanë qenë disa lajme me elefantë javët e fundit që nuk kanë pasur funde kaq pozitive, siç ishte i vrasjes së gruas nga elefanti teksa po mbushte ujë në Indi.
Elefanti në fjalë ishte larguar nga rezervati i tij rreth 100 km larg.
Top Channel