Në javën e dytë të bojkotit, avokatët në qytetin e Vlorës janë ngritur sot në protestë.
Të mbledhur përpara gjykatës, avokatët kanë konfirmuar vijimësinë e bojkotit, veçanërisht kanë theksuar bojkotin e masave të sigurisë për të gjitha çështjet. Në emër të tyre për mediat ka folur avokati i vjetër Delo Meçani.
Por protestës këtë të hënë të avokatëve i janë bashkuar masivisht qytetarë të Vlorës të cilët preken drejtpërdrejt nga kjo hartë e re gjyqësore.
Sipas tyre mbyllja e gjykatave të Vlorës jo vetëm dëmton ata financiarisht ,ndërsa e kanë të pamundur marrjen e shërbimit në Tiranë për shkak të moshës,por vjedhja e pronave të tyre është qëllimi i hartës së re gjyqësore sipas qytetarëve
Ndërkohë që katër deputetët e qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Arbi Agalliu dhe Fation Veizaj në një prononcim për mediat, janë shprehur kundër miratimit të hartës së re gjyqësore.
Të katër deputetët e Vlorës u shprehën kundër nismës së Mministrisë se Drejtësisë dhe KLGJ si dhe shpalosin mbështetjen e tyre të plotë për protestën e dhomës së avokatisë në Vlorë. Deputetët theksojnë kostot dhe peripecitë që do të kenë qytetarët nëse kjo hartë e re gjyqësore miratohet teksa kërkojnë edhe mbështetjen e qytetarëve në këtë protestë të avokatëve.
Top Channel