Një eremit japonez që jetoi për gati tre dekada i vetëm në një ishull të largët para se të detyrohej të rikthehej në “civilizim”, është kthyer kohët e fundit në ishull për t’i dhënë si duhet lamtumirë, në një seri videosh emocionuese.
87 vjecari Masafumi Nagasaki, u urdhërua nga qeveria japoneze në vitin 2018 të largohej nga ishulli i Sotobanari, ku ai jetonte jetën e preferuar të izolimit në arqipelagun e Okinawa ku mori dhe emrin “Eremiti i zhveshur.”
Rrugetimi i Nagasaki është dokumentuar në rrjetet sociale nga Alvaro Cerezo, i cili punon me një kompani që shpërndan turistë në vendndodhje të largëta.
Nagaski besohet se ka qenë një fotograf para se të hiqte dorë nga civilizimi dhe kishte dëshiruar të vdiste i vetëm në ishullin e izoluar pasi nuk arriti të përshtatej kurrë me mendësinë e jetës moderne.
Por tashmë zyrtarët e detyruan të kthehej dhe i kanë dhënë një dhomë e pak para pensioni për të mbuluar nevojat e përditshme. Për fat të keq Nagaski thotë se nuk ka arritur të bëjë miq dhe shumicën e kohës e ka kaluar i izoluar nga viruset.
“Dhoma e tij e vogël është kthyer një ishullin ku ai izolon veten e tij, he ku mund të jetojë i zhveshur e i lirë, siç kishte bërë 29 vitet e fundit,” tregon në një prej komenteve të tij.
Për të kaluar kohën Nagasaki shpesh mbledh plehrat nga rruga pasi neveritet nga ndotjet që krijojnë banorët e qytetit, thotë Cerezo.
Video e postuar javën e kaluar nga Cerezo, tregon Nagasaki që sapo kthehet në ishullin Sotobanari, që ai të ketë mundesi t’i thotë “lamtumirë” vendit ku jetoi i patrazuar për tre dekada.
I moshuari nis të emocionohet kur një barkë e kthen atë në brigjet e ishullit.
Nagasaki më pas qesh me gëzim mes rrethinave që i njeh aq mirë dhe lëshon një psherëtime të pastër lirie”, kujton Cerezo.
Por Nagasaki është kthyer tashmë në Ishigaki, Japoni, ku jeton në apartamentin e tij të qeverisë, tregon Cerezo.
“Për fat të mirë Nagasaki nuk ishte i trishtuar të largohej nga Sotobanari, dhe pati mundësinë t’i jepte lamtumirën e tij ishullit, ai ka qenë eremiti që është izoluar më gjatë me dëshirën e tij.
“Ajo që admiroj më shumë është se kur ishte i ri ai ishte i palumtur, siç janë sot shumica prej nesh. Kështu që ai mund të kishte përfunduar me sëmundje mendore ose çështje të tjera, por vendosi të izolohej në atë parajsë pa përfshirë të tjerë në palumturinë e tij, dhe rrjedhimisht ajo i kaloi”.
Top Channel