Demonstratë kundër NATO-s në Madrid para samitit të aleancës në 2022 (fotot)

27/06/2022 19:46

Demonstrues dolën dje në rrugët e Madrid para samitit të NATO-s për të protestuar kundër aleancës ushtarake ndërqeveritare perëndimore.

Në pankartat e tyre spanjollët bënin të qartë se nuk dëshironin të luftonin në konflikte mes shteteve por të zgjidhnin problemet sociale e ekonomike në secilin prej vendeve të tyre, shkruan rrjeti francez AFP.

“Dy herë më shumë para po shpenzohen në armatime dhe militarizim, të cilat i merren arsimit, shëndetësisë dhe qytetarëve”, tha protestuesja vendase Elena Zurita.

Ajo shtonte se burime e shpenzuara mund të përdoren në çështje si dhuna ndaj grave që është rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit.

Studenti Gonzalo Fernandez quante aleancën ‘një gënjeshtër që iu është imponuar’ popujve të vendeve.

“Mendoj se NATO është një organizatë imperialiste e themeluar mbi një logjikë krejt ndryshe nga alo ku jemi sot”, tha ai duke iu referuar kohës së fundit të Luftës II Botërore.

“Spanja është pjesë e NATO por nuk do të integrohet kurrë në strukturën ushtarake, por vetëm në atë politike të grupit”, shtoi Fernandez.

Fernando Jiménez, një prej koordinatorëve të manifestimit tha:

“Këtu në Spanjë ka baza ushtarake amerikane, dhe ka aktivitet ekonomik e ushtarak që influencon strategjinë tonë ndërkombëtare”.

“Por fakti që Spanja është pjesë e një alternative ushtarake me konflikt të mundshëm me ushtri të tjera, ka ndikim në popullin spanjoll”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/13
Demonstrues dolën dje në rrugët e Madrid para samitit të NATO-s për të protestuar kundër aleancës ushtarake

Top Channel