Mbi 20 hektarë tokë me bimë dhe shkurre janë djegur nga zjarri që përfshiu këtë pasdite një zonë të fshatit Jakodinë në Roskovec.

Në aksion për fikjen e zjarrit kanë marrë pjesë 30 zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse, të cilët kanë mundur të neutralizojnë flakët e të vendosin nën kontroll zjarrin, që rrezikoi disa banesa dhe një pulari.

Deri tani, nuk dihet çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por paraprakisht mendohet që u është vënë flaka hamullave të korrura nga gruri e flakët janë përhapur, favorizuar dhe nga temperaturat e larta.

Vatra e zjarrit po mbahet nën vëzhgim për të shmangur riaktivizimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA