Takimi i 7 fuqive botërore, diskutimi i G7 nis me luftën në Ukrainë

26/06/2022 13:44

Sot po mbahet samiti i radhës i G7 deri më 28 qershor nën presidencën gjermane, si kryesuese e radhës së grupit. Takimi mbahet në një mjedis luksoz, Kalaja Elmau, e vendosur në Alpet bavareze,  që është një vendpushim me pesë yje i shndërruar në një fortesë për takimin treditor të klubit të kombeve të pasura.

Ndërsa krerët e shteteve dhe qeverive fillimisht donin të flisnin vetëm për çështjet financiare dhe valutore në grupe të vogla, sot pothuajse të gjitha çështjet me rëndësi globale janë në agjendën e G7. E Lufta e Rusisë kundër Ukrainës në mënyrë të pashmangshme do të dominojë samitin dhe liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë po përballen me një sfidë të vështirë.

Ata synojnë të bëjnë një shfaqje uniteti dhe vendosmërie për luftën. Ideja do të jetë që t’i dërgohet një sinjal presidentit rus Vladimir Putin se Perëndimi ka durimin strategjik për të ruajtur mbështetjen e tij për Ukrainën, edhe nëse ajo përballet me presionin e brendshëm politik .

Problemi për udhëheqësit e G7 është se ata gjithashtu përballen me presion në rritje për të treguar se po përballen me krizën ekonomike globale. Rritja e çmimit të karburantit dhe ushqimeve po shkakton uri dhe trazira në mbarë botën. Dhe disa vende po drejtojnë gishtin drejt Perëndimit.

Në përpjekje për t’i rezistuar kësaj narrative, vendet e G7 pritet të përdorin samitin për të treguar se po veprojnë për të ndihmuar vendet anembanë botës dhe se do të marrin masa shtesë për të ndëshkuar Rusinë.

Top Channel