Pasuritë e Palestinës/ Çfarë fsheh nëntoka e rripit të Gazës

26/06/2022 12:09

Nën Rripin e Gazës, i sunduar nga Hamasi dhe i shkatërruar në mënyrë të përsëritur nga lufta, shtrihen qytete të lashta të varrosura nën vitet e ndërtimit modern dhe rrugëve të ngarkuara.

Imazhi i Gazës shpesh lidhet me dhunën, por historia e saj po shpërthen me thesare arkeologjike që duhet të mbrohen për brezat e ardhshëm,” thotë Jihad Abu Hassan, drejtor i misionit lokal Premiere Urgence.

Problemi në Gaza është se kur njerëzit fillojnë të ndërtojnë, disa prej tyre do të gjejnë mbetje arkeologjike dhe në përgjithësi, kanë frikë të flasin për këtë, sepse e dinë se ka një krizë financiare , këtu  ka mungesë ndërgjegjësimi rreth trashëgimisë.”, thotë Hasan.

Arkeologjia është një temë shumë politike në Izrael dhe në territoret palestineze pasi zbulimet përdoren për të justifikuar pretendimet territoriale të çdo populli.

Autoritetet njoftojnë periodikisht zbulime në territor, por turizmi në zonat arkeologjike është i kufizuar.

Top Channel