15/11 07:08
Konkurrentë nga e gjithë bota u mblodhën në Tajlandë për konkursin e trans-gjinorëve, pasi pandemia Covid e pezulloi eventin vitin e kaluar.
Fuschia Anne Ravena nga Filipinet është kurorëzuar “Miss International Queen”, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë e morën përfaqësuesit nga Franca dhe Kolumbia.
“Mesazhi im i parë për të gjithë është të përhapim dashuri, paqe dhe unitet, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme që ne bëjmë për momentin dhe çfarë po ndodh në botë tani,” tha Ravena pasi mori çmimin.
Jashtë skenës, konkurrentët thonë se shpresojnë të bëjnë një ndryshim, nëpërmjet jetës dhe punës së tyre të përditshme, në mënyrën se si i shikon shoqëria dhe t’i japin fund paragjykimeve.
Top Channel