Luftanija SHBA e fundosur në Luftën II Botërore gjendet në ujërat e Filipineve (fotot)

25/06/2022 19:33

Një luftanije amerikane e fundosur gjatë Luftës së Dytë Botërore është zbuluar në rreth 7,000 metra thellësi pranë Filipineve, duke u bërë rrënoja më e thellë e zbuluar ndonjëherë.

Anija Samuel B Roberts u fundos gjatë një beteje pranë ishullit qendror Samar më 25 tetor 1944, kur Filipinet ishin një koloni e SHBA, të pushtuara nga Japonia.

Një mjet zhytës me ekuipazh filmoi dhe fotografoi trupin e dëmtuar të anijes, në një seri zhytjesh këtë muaj nga kompania e Texas, Caladan Oceanic.

Imazhet tregojnë lëshueset e silurave të anijes dhe topin kryesor në pjesën e përparme të kuvertës.

“Kjo është rrënoja më e thellë që është zbuluar dhe mbikqyrur ndonjëherë”, tha kreu i kompanisë Victor Vescovo, i cili drejtonte mjetin e zhytjes.
“Kjo anije e vogël u përball me luftanijet e mëdha japoneze  dhe luftoi deri në fund,” tha ai.

Sipas të dhënave të SHBA,  luftanija Sammy B lundroi për tre ditë duke pritur përforcime derisa të mbijetuarit vdiqën nga plagët e tyre ose sulmet e peshkaqenëve.

Nga ekuipazhi prej 224 marinarësh, 89 vdiqën në luftimet e disa ditëve mes marinës së SHBA me forcat japoneze.

Sammy B ishte një nga katër luftanijet e SHBA që u fundos në luftimet e 25 tetorit, sipas të dhënave.

FOTO GALERI
2/3
Samuel B Roberts u fundos gjatë një beteje pranë ishullit qendror Samar më 25 tetor 1944, kur Filipinet ishin një koloni e SHBA

Top Channel