Dy vajza të reja që thonë se u sulmuan seksualisht nga i njëjti masazhator “tailandez” në një sallon në Londër kanë treguar historitë e tyre në media, për të inkurajuar të tjera të “gjejnë forcat” për të denoncuar dhe kontaktuar policinë.
Katy e Mollie, të dyja në të 20-at e tyre u vlerësuan nga policia londineze si ‘vajza të guximshme’ pas denoncimit të masazhatorit Mongkon Thopwan, i cili u dënua së fundmi me 11 vjet burg.
Ai u dënua muajin e kaluar me pesë akuza ‘penetrimi intim’ dhe një rast të angazhimit në aktivitet seksual pa pranimin e personit.
Duke folur me të përditshmen britanike Metro.co.uk para dhënies së dënimit nga gjykata e Isleworth, Katy e Mollie – emrat e të cilave janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin, thanë se nuk njiheshin më parë por dikush tjetër që kishte kaluar të njëjtën eksperiencë i kishte prezantuar.
Gratë përshkruanin atë që u kishte ndodhur në qendrën “e frekuentuar” të masazhit Thai Massage Nine Lucksa në zonën West Kensington në qendër të Londrës, duke e quajtur “ekstreme e të papërshtatshme”.
“Shkoja e ky sallon masazhi prej dy vitesh para incidentit dhe këtë personin e kisha parë disa herë më parë”, tha Katy.
Ajo tregon se ai e bënte mirë punën e tij “terapeutike” dhe në disa masazhe vajza kishte mbetur shumë e kënaqur, por ajo që i ndodhi më pas ishte “krejt e papritur”.
“Ishte një herë – në vizitën para herës së fundit – ai më bëri diçka të çudtishme që nuk e kishte bërë kurrë më parë, por jo nga ato që të më bënte të mendoja “nuk do të vij më kurrë këtu”.
“Kështu që nuk i vura mendje kesaj ndjenje të intuitës. Por tani që e mendoj, ishte një sinjal me kuptim”.
Katy i kishte treguar shoqeve të saj për ndodhinë dhe kjo ndihmoi në hetimet e policisë, të cilët kishin nisur hetimet në nëntor 2020.
Në dhomat e masazhit nuk ka kamera sigurie kështu që policia në hetime duhet të mbështetej në tregimin e dy grave.
As Katy e as Mollie nuk mund të hyjnë në detaje të imëta të eksperiencës së tyre, por policia gjithsesi i konsideroi eventet ‘sulme serioze seksuale’.
Mollie thotë se ‘ndjenja e saj e intuitës’ që Katy i referohet është gjithmonë aty por shpesh grave u mësohet ta injorojnë ‘në një farë mase’.
“Ne si gra na lejohet të themi ose të ofendohemi nga diçka sipas manipulimit dhe nganjëherë duhet të jemi të mpira ose të mos i vëmë mendjen një sjelljeje të nuk është korrekte”, shpjegon ajo.
Sulmi ndaj Mollie ndodhi gjashtë muaj pas atij ndaj Katy, në qershor të vitit të kaluar ndërsa Thopwan u arrestua dhe u akuzua një ditë më vonë.
Pas lirimit të tij me kusht në fund të vitit zyrtarët bashkiakë i hoqën liçencën.
Denimi i tij erdhi vetem nje vit me vone.
Duke ofruar për viktimat e sulmeve manipulative seksuale Mollie thotë se nuk duhet “katastrofizuar” me ngjarjet pasi kjo mund të jetë e rrezikshme.
Top Channel