Një familje është aksidentuar gjatë orëve të mbrëmjes në afërsi të Kukësit, ndërsa po udhëtonte nga Hasi.
Të plagosur kanë mbetur nëna dhe dy fëmijët, kurse babai drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta. Të tre janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i njërës prej makinave.
Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë, pasi u përplas me një betoniere në Rrugën e Elbasanit në dalje të kryeqytetit kur po udhëtonte me motor. Policia njoftoi se 40-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Një automjet ka dalë nga rruga mesditën e së shtunës në fshatin Pirg në Maliq dhe është përplasur me trafikndarësen anësore të rrugës.
Siç duket dhe nga pamjet përplasja ka qenë aq e fortë sa trafikndarësi e ka ndarë në mes automjetin.
Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të shumta dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga makina. Ai u dërgua në spitalin e Korçës për mjekim dhe gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Top Channel