15/11 22:08
Pas partneritetit me një sponsor që e ka fokusin te kafshët shtëpiake, Girona po teston se sa e mundur do të ishte që qentë të lejohen në stadiume kur ka ndeshje
Ekipi katalanas u ngjit në elitën e futbollit spanjoll pasi e mbylli sezonin në vendin e gjashtë në Segunda Division dhe më pas pati një ecuri mbresëlënëse në ndeshjet e play-off dhe në këtë mënyrë siguroi një vend në La Liga.
Ndërsa tashmë, pas një marrëveshjeje sponsorizimi me markën e ushqimit dhe kujdesit për kafshët shtëpiake “Gosbi”, CEO i klubit Nacho Mas-Baga ka paraqitur një plan që ata të bëhen ekipi i parë “miqësor për kafshët shtëpiake” në botë, duke i lejuar ata në stadiume./ Super Sport
Top Channel