Dritan Leli takon kreun e Bashkisë në Brindisi: Bashkëpunim për zhvillimin e qytetit përmes sportit

25/06/2022 15:44

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ishte në Brindisi ku u prit në një takim nga homologu italian, Riccardo Rossi.

Në një postim në rrjete sociale ku ndan foto të takimit, Leli shkruan se rëndësia e sportit për të zhvilluar turizmin, bashkë me të edhe ekonominë e qytetit, ka qenë prioritare në bashkëpunimet mes tyre.

Postimi i plotë:
Në Brindisi, me Kryetarin e Bashkisë, Riccardo Rossi, veç detit, asgjë nuk mund të na bashkonte më shumë.
Prej vitesh, velierat e qytetit të tij, me forcën e erës, kanë zgjedhur të vijnë drejt Vlorës.

Rëndësia e sportit për të zhvilluar turizmin, bashkë me të edhe ekonominë e qytetit, ka qenë prioritare në bashkëpunimet tona të vazhdueshme prandaj në fund të çdo takimi themi ‘Erë të mbarë’!
#buonvento🌞

Top Channel