Biri i zyrtarit të lartë shtyn drejt vdekjes studenten 21 vjeçare në shkollën ruse të spiunazhit (fotot)

25/06/2022 16:44

I biri i një kryeministri rajonal ka shtyrë të dashurën e tij drejt vdekjes nga një dritare e katit të katërt në një universitet të njohur rus të spiunazhit e diplomacisë.

Medzhidov, ka vrarë “studenten e shkëlqyer” Tomiris Baysafa, 21 vjeçe, duke e shtyrë nga 15 metra drejt vdekjes, u tha në gjyqin e çështjes.

Ai është dënuar me 13 vjet në një koloni të burgosurish me regjim të ashpër pune.

Incidenti kishte ndodhur në prill 2018 kur 21-vjeçarja pësoi fraktura të shumta pas rënies dhe vdiq disa javë më vonë ne spital.

Verdikti erdhi pas një fushate të gjerë për drejtësi të drejtuar nga nëna e vajzës, të cilët protestuan ndaj mungesës së llogaridhënies  për faktin se një vit më parë Medzhidov u la i lirë për krimin.

Nëna në zi e viktimës Zhanna Akhmetova, 42 vjeçe, ankohej se prej disa kohësh bija e saj ishte transformuar në një “person absolutisht të sëmurë psiko-emocional”.

Ajo kishte bërë apel për drejtësi nga presidenti i Rusisë, dhe ai i rajonit të saj Kazakistan, Kassym-Jomart Tokayev.

FOTO GALERI
1/5
Incidenti kishte ndodhur në prill 2018 kur 21-vjeçarja pësoi fraktura të shumta pas rënies dhe vdiq disa javë më vonë ne spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA