Franca dhe Anglia ka riatdhesuar 72 shqiptarë që qëndronin atje në mënyrë të parregullt ose kanë përfunduar dënimin për vepra të ndryshme penale.

Gjatë dy ditëve të fundit  shqiptarët e kategorisë “Deportiv” kanë mbërritur në Rinas me 2 avionë charter.

Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia ndodheshin 24 shtetas shqiptarë. 21 prej tyre kishin përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe 3 shtetas të tjerë për qëndrim të parregullt.

Ndërsa në charter-in e dytë që mbërriti nga Franca ndodheshin 48 shtetas shqiptarë, disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli dhe të tjerët kanë përfunduar vuajtjen e dënimit.

Katër prej shtetasve të kthyer nga territori francez janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Top Channel