Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi
Franca dhe Anglia ka riatdhesuar 72 shqiptarë që qëndronin atje në mënyrë të parregullt ose kanë përfunduar dënimin për vepra të ndryshme penale.
Gjatë dy ditëve të fundit shqiptarët e kategorisë “Deportiv” kanë mbërritur në Rinas me 2 avionë charter.
Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia ndodheshin 24 shtetas shqiptarë. 21 prej tyre kishin përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe 3 shtetas të tjerë për qëndrim të parregullt.
Ndërsa në charter-in e dytë që mbërriti nga Franca ndodheshin 48 shtetas shqiptarë, disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli dhe të tjerët kanë përfunduar vuajtjen e dënimit.
Katër prej shtetasve të kthyer nga territori francez janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Top Channel