Një sulm ndodhi në transformatorin elektrik të kompanisë Elektrokosmet që operon në veri të Kosovës, dy ditë pas marrëveshjes për rregullimin e furnizimit dhe inkasimit të energjisë në katër komunat veriore.

Dyshimet e para të policisë ishin se zjarri erdhi për shkak të tensionit elektrik, megjithatë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatua se objekti u sulmua me mjet shpërthyes.

Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Sot pritet që Zyra e Rregullatorit të Energjisë të shqyrtojë aplikimin e kompanisë serbe “Elektro Sever” për licencim sipas marrëveshjes së arritur dy ditë më parë.

Top Channel